Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, rreth deklaratës së tij se “BE-ja nuk ka ndryshuar qëndrim rreth hapjes së Urës së Ibrit”.
Krasniqi tha se “është e qartë se ka ndryshime në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje”.
“Kështu, është e drejtë t’u thuash njerëzve pse ndryshimi i zemrës? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 në 2022 që BE të kalojë nga “hapja e urës pa vonesa të mëtejshme” në “duhen më shumë bisedime”?”, pyeti Krasniqi Lajçakun.
“BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialog. Më parë, ajo kishte deklaruar vazhdimisht se “ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”, shtoi ai. /Gazeta Enigma