Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me një rast të ngacmimit seksual ndaj një vajze të mitur në komunën e Lipjanit.
Burimet bëjnë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Halim Tepeku’.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar babai i 14-vjeçares, i cili ka bërë të ditur se vajza e tij kishte qenë duke shkuar në market për të blerë diçka kur ishte ngacmuar nga një person i panjohur.