Policia e Kosovës, ka arrestuar në Prishtinë një person, pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht një të mitur, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas raportit të Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arretuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Enigma.