Tri ditë më parë policia franceze bëri të ditur se një çift kosovar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës.
Çifti kosovar dyshohej se janë vrarë me thikë në banesën e tyre, por prokurori publik i Epinalit, Frederic Nahon, ka thënë se bëhet fjalë për vrasje e vetëvrasje.
Nahon tha se nëna e tetë fëmijëve u vra nga burri i saj, ku nga autopsia u zbuluan disa plagë me thikë, përfshirë edhe plagë mbrojtëse në trupin e 44-vjeçares.
“Nëna e familjes u vra nga burri i saj dhe ky i fundit e përdori të njëjtën thikë për të vrarë vetën”, është shprehur Nahon, shkruan Ouest France.
Motivet e ngjarjes, sipas prokurorit, kanë nisur nga një zënkë verbale mes çiftit, ku burri e ka akuzuar gruan e tij për “pabesi”.
Familja nga Kosova jetonte në Francë që nga viti 2018 si refugjatë. Kjo familje përbëhej nga tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të mitur, ndërsa shtatë nga ta jetonin ende me prindërit e tyre, kurse pesë të miturit ishin në shkollë.