Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrugën e KFOR-it, në një vilë në Pejë.
Lajmin e konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës.
Gashi bëri të ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.
“Sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohet se ishin pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.”, tha ai.
Ndërkohë Klankosova.tv mëson se viktimat i takojnë moshës 20, përkatësisht 25 vjeçare.
Rasti po hetohet nga organet e rendit për të sqaruar në plotni shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.
