Gjatë ditës së sotshme pritet të ketë disa ngjarje kryesore, dhe që nga ora 10:00 para Klinikës së Kirurgjisë pritet të mbahet një protestë për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës.
Poashtu në orën e njejtë, inagurohet platforma “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si pjesë e projektit “Avancimi i të Drejtave të Grave në Punë”, nban tryezën virtuale, që mbahet me qëllim të publikimit të raportit “(Pa) Drejtësia dhe Diskriminimi me Bazë Gjinore në marrëdhëniet e punës”, nga ora 10:00 në mëngjes.
Nga ora 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Skënder me Hysen Sogojevën, nga Oda e Hoteliersë dhe Turizmit e Kosovës.
Ora 12:00, Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me ankesat dhe propozim-vendimin e per zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit.
Ora 18:00, Filharmonia e Kosovës do të prezantojë koncertin premierë të Korit të Filharmonisë së Kosovës në kuadër të sezonit 2020/2021.