Ngjarjet kryesore të ditës, Kuvendi i Kosovës sot mban seancë

Ngjarjet kryesore të ditës, Kuvendi i Kosovës sot mban seancë

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

09:30 – Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. 

09:30 – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) publikon dokumenti  “Tipologjia dhe performanca energjetike e ndërtesave të  animit në Republikën e Kosovës”.

09:30 – Në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon dëshminë dëshmitari i mbrojtjes, Hazir Borovci, në procesin ndaj Salih Mustafës. 

10:00 – Vazhdon seanca plenare. (Kuvendi i Kosovës).

10:00 – Mbahet mbledhja e shtatë e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). 

10:00 – Mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit. 

10:30 – Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) mban konferencën me temën “Pengesat aktuale në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë”, me ç’rast prezanton raportin vjetor nga monitorimi i gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2021.

10:30 – Komuna e Gjakovës mban dëgjim publik lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të komunës së Gjakovës, përkatësisht për zonat kadastrale Bec, Trakaniq dhe Janosh, brenda lokacionit të Aeroportit të Gjakovës. 

11:00 – Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e Buxhetit 2022 për komunat Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të nga kuvendet komunale. 

11:00 – Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.

12:00 – Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” mban takim letrar me shkrimtarin Adem Gashi. 

18:00 – Organizata “You Can Do” mban ngjarjen përmbyllëse të projektit “Mos më lini pas dorë” që kishte për synim trajnimin dhe pavarësimin financiar të grave dhe vajzave me nevoja të veçanta.

Related Articles