Ngriten çmimet e importit

Ngriten çmimet e importit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e importit janë rritur për 1.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij vitit krahasuar me tremujorin e parë.

“Çmimet e importit në Kosovë patën një ngritje në një mesatare prej 1,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (14,5 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (11.9%); lëkura dhe artikujt e saj (11,5%); etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-12,3%); këpucët (-3,4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,2%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2,1%); etj”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë që krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, në tremujorin e dytë të këtij viti çmimet u rritën për 5 për qind.

“Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (27,6%); letra dhe artikujt e saj (19,4%); tekstili dhe artikujt e tij (17,9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (13,5%); mjetet e transportit (12,8%); lëkura dhe artikujt e saj (10,2%) etj. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-11,5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-5,9%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-5,2%) dhe produktet minerale (-3,2%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Related Articles