Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e vitit të kaluar në Gjilan

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e vitit të kaluar në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Valmir Salihu dhe Florian Mitev, të cilët akuzohen për vrasjen e ndodhur më 7 nëntor 2024 si pasojë e një konflikti fizik të para dy viteve më parë.

Krimi dyshohet se ndodhi në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit, ku viktima Sokol Osmani u gjet pa shenja jete.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se dy të akuzuarit gjenden nën masën e paraburgimit që nga 12 nëntori 2024.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri V.S., më 7 nëntor 2024, rreth orës 14h, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, me dashje, për shkak të një konflikti fizik të ndodhur para dy viteve, ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke hyrë në veturë, i afrohet dhe me armë e gjuan në pjesën e pasme të shpinës, ku pasi rrëzohet në tokë e godet me grusht dhe shqelm dhe më pas së bashku me të pandehurin F.M. janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i ndjeri për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri V.S., akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjithashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 366 të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar.

“I pandehuri F.M., që nga data 7 – 12 nëntor 2024, në vende të ndryshme në Gjilan, me dashje ka ndihmuar të pandehurin V.S., në fshehjen – mos zbulimin e kryesit të veprës penale të vrasjes së rëndë, me çka ka kryer veprën penale ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’, nga neni 380 të KPRK-së”, njofton Prokuroria.

Related Articles