Ka nisur gjykimi ndaj Pjetër Shalës.
Sot pritet të dëshmojë dëshmitari i shtatë, i njohur me kodin një.
Deri më tani në procesin ndaj Shalës janë dëgjuar katër dëshmitarë, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur.
Ai u arrestua më 16 mars të vitit 2021 dhe ishte trasnferuar në Hagë nga autoritetet e Belgjikë më 15 prill të po atij viti.
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohet për krime ndaj personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit, në Kukës, e që pretendohet se ajo përdorej nga UÇK-ja.
Pretendohet se ato krime u kryen nga Pjetër Shala nga 17 maj deri më 5 qershor 1999.