Nis hapja e derës për ta futur kryetarin e Leposaviqit në zyre, pritet rezistencë më e madhe atje

Nis hapja e derës për ta futur kryetarin e Leposaviqit në zyre, pritet rezistencë më e madhe atje

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, pritet që të futet së shpejti në objektin e komunës, sipas burimeve të Gazetës Express.

Atje pritet të ketë rezistencë më të madhe se në komunat tjera.

Policia tashmë është duke e hapur derën e komunës. Pamjet nga ky moment ka dërguar ekipi i T7, që po qëndron atje.

Hetemi është i vetmi kryetar nga katër komunat veriore që ende s’ka arritur të futet në zyrën e tij.

Related Articles