Ka nisur protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Preshevë.
Bashkë me protestuesit janë parë edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Lutfiu, kishte paralajmëruar se protesta do të nis në ora 13:00 derisa, shqiptarët do të marshojnë, paqësisht, mbi kërkesat që i kanë për vite të tëra, e që Serbia nuk po ua miraton, ndonëse ka marrëveshje për shumë gjëra.
Javë më parë protesta e njëjtë me qëllimin e njëjtë është mbajtur edhe në Komunën e Bujanocit. /Gazeta Enigma