Nis rundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, vendtakimi mbahet sekret

Nis rundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, vendtakimi mbahet sekret

Në Bjellorusi ka nisur rundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, njoftoiagjencia shtetërore e mediave Rusia 24, shkruan CNN.

Vendndodhja e këtij takimi nuk është bërë e ditur, përcjell Gazeta Enigma.

Rundi i parë i bisedimeve, më 28 shkurt, dhe ai i dyti, më 3 mars, u zhvilluan në Bjellorusi, raporton CNN.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, sipas ministrisë së Jashtme ruse. Kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës./Gazeta Enigma/

Related Articles