Nis stërvitjet për menaxhimin e trazirave, kontingjenti shqiptar në Kosovë

Nis stërvitjet për menaxhimin e trazirave, kontingjenti shqiptar në Kosovë

Ministria e Mbrotjes së Shqipërisë ka njoftuar se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, thuhet se trupat shqiptare janë në gatishmëri.

“Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrotjes. /Gazeta Enigma

Related Articles