Nis takimi mes Osmanit dhe delegacionit nga Shtëpia e Bardhë

Nis takimi mes Osmanit dhe delegacionit nga Shtëpia e Bardhë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. 

Takimi është duke u zhvilluar në presidencë, ndërsa para takimit mediat kanë mundur të marrin pamje.

Ende nuk dihet nëse pas takimit do të ketë deklarim për media.

Në krye te delegacionit amerikan është Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare. Bashkë me të janë edhe Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).

Ndryshe, ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku i ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për t’u anëtarësuar në NATO.

Në letrën e Osmanit thuhej se Kosova sot është faktorë kyç në promovimin e stabilitetit rajonal, duke shprehur që SHBA-të në këtë kohë sfiduese për të gjithë, mund të llogarisin në mbështetjen e Republikës së Kosovës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles