Nis vendosja e tapetit të ri në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Nis vendosja e tapetit të ri në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kanë vazhduar punimet, ku sot ka nisur vendosja e tapetit të ri me bari hibrid.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), punëtorë kanë qenë në stadium, ku kanë punuar në vënien e tapetit të ri, për të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau 1.3 milionë euro për ndërrimin e plotë të fushës.

Në prill është hequr në tërësi bari i shumëkritikuar i fushës në “Fadil Vokrri”, pasi në muajt e fundit të vitit të shkuar, ishte kritikuar për shkak të gjendjes shumë të keqe.

Fusha ishte dëmtuar për shkak të ngarkesës së madhe, ndërsa një lojtar i Izraelit e kishte krahasuar me stallë derrash, pas humbjes 1-0 nga Kosova.

The installation of the final layer of the new hybrid pitch at “Fadil Vokrri” has begun today! 😍 pic.twitter.com/cTjRwwNXcT— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN)June 6, 2024

Në fotot e publikuara sot nga faqja, Kosovan Footy, shihet se tapeti është shtruar plotësisht, por duhet ende punë që të kompletohet fusha.

Në fund të nëntorit UEFA nuk e kishte lejuar Ballkanin që të luante në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës, ku përballjen ndaj Victoria Plzen e zhvilluan në Tiranë.

Pos ekipeve të Kosovës, stadiumi shfrytëzohet për ndeshje edhe nga klubi Prishtina, por edhe nga klubet kosovar në garat evropiane.

Related Articles