Në disa qytete të Malit të Zi janë arrestuar disa persona të dyshuar për lidhje me grupe kriminale të njohur si Skaljarci që raportohet se një cak kishin gjykatëse të cilës kishin ndërmend ta ndëshkonin duke i thyer këmbët me shufër metali.
Siç kanë mësuar mediat malazeze operacioni i forcave të rendit ka nisur mëngjesin e të premtes në disa qytete me urdhër të prokurorisë speciale për të arrestuar të dyshuarit për vrasje dhe lëndime të zyrtarëve publik, sipas raportit të TV CG, përcjell Gazeta Enigma.
Portali malazez Vijesti ka raportuar se bëhet fjalë për ndjekjen e grupit 6 anëtarësh të klanit Skaljarci që me muaj kanë vëzhguar lëvizjet e gjykatëses Biljana Uskokovic duke pritur rastin e përshtatshëm për ta sulmuar fizikisht, më saktë të i thyejnë këmbët me shufër metalike.
Shumica e grupit janë arrestuar sot derisa disa janë ende në arrati.
Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, ky grup kriminal ka planifikuar edhe likuidimin e prokurorit special kryesor Milivoje Katnic, prokurorit special Sasa Cadjenovic, ish asistentin e drejtorit të policisë Zoran Lazovic dhe birin e tij Petar Lazovic, që shërben si zyrtar i agjencisë për siguri kombëtare të Malit të Zi./Gazeta Enigma/