Ministra e Punëve të Jashtme e Ukrainës, ka njoftuar se delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës kanë filluar bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite.
Këto bisedime në Arabinë Saudite kanë për qëllim relaksimin e raporteve mes SHBA-së dhe Ukrainës, pas takimit të tensionuar të datës 28 shkurt në Shtëpinë e Bardhë midis Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Temë qendrore e bisedimeve pritet të jetë propozimi i një armëpushimi në ajër dhe në det nga Kievi zyrtar, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet e rralla nga të dy palët, citojnë burime të afërta me AP-në, transmeton Gazeta Enigma.
VIDEO:
Nisin bisedimet SHBA-Ukrainë
