Ditë më parë është diskutuar për deklarimin ose jo deklarimin e pasurisë nga Martin Berishaj, por skandali i 600 mijë eurove tani ka marrë një tjetër drejtim.
Berishaj kur deklaroi pasurinë në Kosovë, ai i fshehu dy biznese të tij, ku në lidhje me këtë rast tani po merret edhe Agjencia kundër Korrupsionit, shkruan Gazeta Enigma.
Martin Berishaj ishte personazhi më i përfolur në këto kohë në mediat vendore dhe ato sllovene lidhur me skandalin e madh financiar ku ky i fundit pretendohet se ka përfituar 600 mijë euro nga firma GEN në Beograd.
Në lidhje me këtë çështje Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se tani më kanë inicuar procedurat për verifikimin e pasurisë së deklaruar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Buleshkaj tutje ka shtuar se verifikimi administrativ që kryhet nga AKK bëhet në formë të pavarur.
“Agjencia kundër Korrupsionit konfirmon që ka pranuar këtë informatë në fund të javës së kaluar dhe e njejta do të trajtohet sipas ligjit dhe brenda afateve ligjore. Rrjedhimisht, AKK ka iniciuar procedurat për verifikim të pasurisë së deklaruar nga z. Berishaj”, ka thënë Buleshkaj për Enigmën.
Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, ishte kryeprotagonist i aferës financiare të publikuar nga mediumi slloven Planet TV.
Mediumi slloven argumentoj se Berishaj ka përfituar 600 mijë euro nga firma GEN Beograd.
Edhe ditë më parë është raportuar se ky zyrtar i lartë i shtetit nuk i ka deklaruar dy biznese që posedon në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Kompanit e Berishajt “Myloja” dhe “Zalson Kosova” figurojnë vetëm në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.
Kujtojmë se Martin Berishaj si zyrtar i lartë shtetërorë, është i obliguar që të deklaroj bizneset edhe Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Formualari i delarimit të Martin Berishajt, nuk ka qenë publik në faqen e Agjencisë Kundër korrupsion, sikurse edhe formularët e zyrtarëve tjerë, ajo u publikua pas presionit mediatik.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven./Gazeta Enigma/