Nisma e PDK-së për Gjykatën Speciale, flet Fatos Geci: Qëndrimet janë të qarta, besoj që i keni kuptu

Nisma e PDK-së për Gjykatën Speciale, flet Fatos Geci: Qëndrimet janë të qarta, besoj që i keni kuptu

Pak para se të nisë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për miratimin e deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026, është deklaruar deputeti i Guxo Fatos Geci.

Ai tha se qëndrimet e tij janë të qarta dhe se pas seancës do të japë një intervistë.

“Qëndrimet janë të qarta, besoj që i keni kuptu. Do ta jap një intervistë pasi ta mbaj, nuk do t’i përsëris”, ka deklaruar ai.

Ndryshe para pesë muajsh, në Kuvendin e Kosovës, ndodhi një prej deklaratave më skandaloze të viteve të fundit.

Deputeti i VV-së, Fatos Geci, e krahasoi Hashim Thaçin me Naim Murselin, duke kërkuar burg të përjetshëm për të.

Deputeti i VV-së deklaroi ndër tjera: “Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat.” – tha ai.

Related Articles