Një 16-vjeçar vret dy policë në Kanada

Një 16-vjeçar vret dy policë në Kanada

Dy oficerë policie në provincën perëndimore kanadeze të Albertës u qëlluan dhe u vranë në krye të detyrës teksa po i përgjigjeshin një mosmarrëveshjeje familjare.

I dyshuari për të shtënat me armë zjarri është një 16-vjeçar, ka thënë policia në qytetin Edmonton.

Policia tha se adoleshenti vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, shkruan BBC.

Edhe nëna e adoleshentit, një grua 55-vjeçare, u qëllua me armë zjarri dhe u dërgua në spital me plagë të rrezikshme për jetën.

Oficerët e vrarë ishin Travis Jordan, 35 vjeç dhe Brett Ryan, 30 vjeç. Të dy punonin në Shërbimin Policor të Edmontonit. Jordan ishte pjesë e policisë për më shumë se tetë vjet, ndërsa zRyan kishte qenë oficer për më shumë se pesë vjet.

Related Articles