Një 29-vjeçare nga Kumanova e cila ndërroi jetë nga COVID-19 ishte shtatzënë, gjendja e së cilës u përkeqësua papritur.
“Lehona vdiq në Klinikën Infektive në Shkup me komplikime të lidhura me covid. Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa foshnja është në inkubator”, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nëna nuk kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte e vaksinuar kundër COVID-19.
Sot janë konfirmuar 4 viktima nga coronavirusi. Në Kumanovë-3 (29, 49 dhe 74) dhe 1 në Gostivar (78)./Gazeta Enigma/