Një 65-vjeçare ka humbur jetën nga aksidenti

Një 65-vjeçare ka humbur jetën nga aksidenti

Një grua 65-vjeçare ka humbur jetën nga aksidenti mes dy veturave që ndodhi gjatë ditës së sotme në hyrje të Skenderajt.

Në këtë aksident janë lënduar edhe katër persona të tjerë të cilë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar policia e Mitrovciës.

“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj  përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në  aksident janë  përfshirë  dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident  ka humbur  jetën viktima femër  rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar  edhe katër  persona tjerë  të  cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë.  Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, thanë nga policia.

Related Articles