Një 77 vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren, Policia jep detaje

Një 77 vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren, Policia jep detaje

Një mashkull i moshës 77 vjeçare është gjendur pa shenja jete në një motel në Prizren.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, transmeton lajmi.net.

Bytyqi ka deklaruar se në bazë të ekzaminimeve, viktima nuk pati shenja dhune në trupin e tij.

“Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli villa në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, tha Bytyqi.

Related Articles