Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë, shkruan faqja “Vrojtuesit e lagjes”, që përcjell zhvillimet në kryeqytet.
Sipas kësaj faqeje, fëmija është sulmuar nga qentë në rrugën “C” në Prishtinë.
Fotografitë e publikuara tregojnë se fëmija ka marrë plagë në duar.
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem në kryeqytet, derisa janë raportuar në rrjete sociale dhe nga institucionet disa herë raste, ku qytetarët janë sulmuar.
Sulmohet nga qent endacak femiu 8 vjeq në rrugën C. Dimri do të jetë edhe më i rrezikshëm edhe për shkak se do të ketë mungesë të dritave natën. @KPrishtines çfarë plani keni? pic.twitter.com/h39xdgfcPZ— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) August 12, 2022