Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.
Policia njofton në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërkohë rasti është nën hetime.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan Gazeta Enigma.