Një ditë pas marrëveshjes së armëpushimit sulmet izraelite vrajnë 70 palestinezë

Një ditë pas marrëveshjes së armëpushimit sulmet izraelite vrajnë 70 palestinezë

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, sulmet izraelite lanë të vrarë të paktën 70 palestinezë.

Marrëveshja ende nuk është përmbyllur pasi kabineti i sigurisë i Izraelit ka shtyrë një takim të planifikuar të së enjtes në mëngjes ku pritej ta bënte miratimin.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “Hamasi refuzon pjesë të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësit dhe Izraelin në një përpjekje për të zhvatur lëshime të minutës së fundit”. 

Sipas zyrës, kabineti izraelit nuk do të mblidhet derisa ndërmjetësit të njoftojnë Izraelin se Hamasi ka pranuar të gjitha elementet e marrëveshjes.

Siç raporton Reuters, një zyrtarë i lartë i grupit, Izzat el-Reshiq ka thënë se Hamasi është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit të shpallur nga ndërmjetësit të mërkurën.

Me 98 pengje izraelite të mbetur në Gaza, faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e 33 prej tyre, duke përfshirë të gjithë gra, fëmijë dhe burra mbi 50 vjeç. /Gazeta Enigma

Related Articles