Një femër hidhet nga kati i dytë në Gjakovë, nisin hetimet

Një femër hidhet nga kati i dytë në Gjakovë, nisin hetimet

Një femër është dërguar në emergjencë nga familjarët e saj në Gjakovë pasi që e njëjta është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë, raporton Gazeta Enigma.

Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin policia po e heton si “Shtyrje në vetëvrasje ose ndihmë në vetërasje” dhe për të njëjtin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi.

Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime / Gazeta Enigma.

Related Articles