Një grua bie nga ura e re në Ibër, ndërhyn policia e shpëton

Një grua bie nga ura e re në Ibër, ndërhyn policia e shpëton

Një grua është shpëtuar mbrëmë pasi sipas policisë, kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës bën të ditur se njësitet e saj e kanë gjetur këtë qytetare në gjendje të rënduar shëndetësore. Ata kanë arritur ta tërheqin nga uji dhe ta evitojnë rrezikun.

Gruaja është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. / Gazeta Enigma.

Related Articles