Një grua gjendet pa shenja jete në Liqenin e Batllavës, Prokuroria jep detaje

Një grua gjendet pa shenja jete në Liqenin e Batllavës, Prokuroria jep detaje

Këtë të diel një grua është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Batllavës, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, e cila tha se Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore.

“Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore. Prokurori i shtetit ka hapur rastin “Hetim mbi vdekje” dhe po ashtu në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, tha Shala. /Gazeta Enigma/

Related Articles