Një grua raporton se dikush ia vizatoi një stemë serbe në murin e shtëpisë në veri të Mitrovicës

Një grua raporton se dikush ia vizatoi një stemë serbe në murin e shtëpisë në veri të Mitrovicës

Një grua ka raportuar, të premten rreth orës 13, në polici se persona të panjohur ia kanë vizatuar në muret e shtëpisë një stemë serbe.

Sipas policisë, ankuesja nuk ndodhej në shtëpi që dy muaj.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në muret e shtëpisë së saj persona NN kishin vizatuar një stemë serbe. Ankuesja nuk ishte në shtëpi qe dy muaj pasi ishte dëmtuar nga vërshimet”, thuhet në raportin e policisë. 

Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Related Articles