Një i mitur ishte cak i një sulmi në orët e para të së dielës në Mitrovicë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai në lagjen “Suhodoll” u sulmua fizikisht nga katër persona.
Lidhur me rastin është në dijeni edhe policia, të cilët po i marrin veprimet e nevojshme hetimore për t’i identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.
“Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë.