Një i ri ka humbur jetën, si pasojë e vetaksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas rënies nga një urë.
Kështu u bë e ditur nga Shoqata për Kërkim-Shpëtim e Kosovës, të cilët kishin nisur aksionin për gjetjen e tij.
Florim Neziraj nga kjo shoqatë njoftoi se personi i aksidentuar është i vdekur.
Sipas tij, viktima është nga fshati Halabak i komunës së Podujevës.
Shkrimi i tij i plotë:
“Ngushëllime të sinqerta familjes Halabaku!
Me të marrë informacionin për aksidentin tragjik, ekipi ynë është mobilizuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, në autostradën Kaçanik–Ferizaj, për të ndihmuar në kërkimin e personit të aksidentuar.
Fatkeqësisht, viktima ka rënë nga një lartësi e urës dhe ka humbur jetën në vend. Ky është një moment dhimbjeje e pikëllimi për të gjithë ne.
Në këto çaste të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër e me lutje.
Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe i dhashtë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftim.