Një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidenti në Komoran ku u përfshinë gjashtë vetura, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar Naser Syla, drejtori i Emergjencës në QKUK.
Nga të lënduarit rëndë, njëri e ka gjendje jo stabile, kurse tjetri pavarësisht lëndimeve të rënda, gjendja e tij është stabile.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.