Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Rahovec-Xërxë.
Nga burime brenda Policisë së Kosovës, RahoPress mëson se si pasojë, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës afër depos “Haxhijaha” dhe të përfshira janë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një furgon VW.
Deri tani nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.
