Një person ka humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 2.441 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë nga 3.167 testime ditore, kanë rezultuar pozitivë 35 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 persona, ndërkohë numri i rasteve aktive është 1.287.