Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë, pas një përplasjeje mes një veture dhe një autobusi.
Si pasojë, një 42-vjeçar nga Suhareka ka humbur jetën.
“Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42-vjeç nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, thuhet në njoftim.
“Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar”.