Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer, mund të ketë qenë vendimtar në shpëtimin e jetës së bashkëlojtarit të tij, Christian Eriksen.
Eriksen u rrëzua në fushë në fundin e pesës së parë në ndeshjen që Danimarka po e zhvillonte ndaj Finlandës në Euro 2020.
Në ato skena thellësisht shqetësuese, kapiteni i Danimarkës, Kjaer siguroi që qafa e Eriksen të jetë në drejtimin e duhur, duke ia mundësuar që lojtari i Interit t’i kishte të hapura rrugët e frymëmarrjes, derisa mjekët erdhën në ndihmë.
Për dhjetë minuta mjekët qëndruan mbi kokën e tij, pasi besohet që lojtari ka pësuar atak kardiak.
Mbrojtësi i AC Milan, Kjaer dhe portieri i Leicester, Kasper Schmeichel, pastaj shkuan për ta ngushëlluar gruan e Eriksen, Sabrinan, ndërsa iu tha lojtarëve të Danimarkës të krijojnë një barrierë rreth lojtarit.
Një lider i vërtet që në ato momente paniku diti më së miri se si të veprohet, duke iu qëndruar afër të gjithë që kishin nevojë.
UEFA, Shoqata daneze e Futbollit, por edhe familjarë të lojtarit kanë konfirmuar se gjendja e Cristian Eriksen është stabile. /Gazeta Enigma/