Ka disa lajme të mira për udhëtarët zviceranë që shkojnë në vendet e eurozonës këtë verë: një kurs këmbimi i favorshëm midis dy monedhave.
Siç ka raportuar albinfo.ch ditë më parë, një frangë tani blehet gati 0.99 euro, që do të thotë se turistët nga Zvicra kanë më shumë fuqi blerëse në pjesën më të madhe të Evropës.
Ky është gjithashtu një lajm i mirë për punëtorët ndërkufitarë nga shtetet fqinje, të cilët po i konvertojnë pagat e tyre zvicerane në euro.
Ksisoj në një anketë në Zvicër, tregohet se zviceranët janë shumë të kënaqur me rritjen e vlerës së frangut dhe me zbritjen e vlerës së euros.