Kosova dhe Mbretëria e Danimarkës pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për dhënien me qira të qelive për të burgosurit në fillim të muajit maj ose në fillim të muajit maj.
Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, foli për këtë marrëveshje. Ai tha se nënshkrimi i parë ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.
“Bisedimet e traditës së gjatë të bashkëpunimit historik ndërmjet dy vendeve tona. Në dhjetor patëm takime me ministren e Drejtësisë ku nënshkruam letër qëllimi për të fuqizuar bashkëpunimin në fushën e të burgosurve. Diskutimi është fokusuar në marrëveshjen e dhënies me qira të burgjeve. Diskutimet kanë qenë të frytshme”, tha Haekkerup.
Ministri Haekkerup, tha se me një marrëveshje të tillë, shteti i tij do të jetë më i zëshëm në kërkesën që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.
“Ne kemi kontaktuar Kosovën sepse kemi raporte të gjata me ta dhe kemi qenë ndër vendet e para që kemi njohur Kosovën. Ndihemi më rahat me Kosovën. Ishte e natyrshme ta fuqizojmë bashkëpunimin tonë. Mendoj që një marrëveshje e tillë do të na mundësojë të jemi më të zëshëm sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Është e rëndësishme të shohim zotimin e madh të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha ai.