Një muaj paraburgim francezëve që me veturën me targa ruse u futën ilegalisht në Kosovë

Një muaj paraburgim francezëve që me veturën me targa ruse u futën ilegalisht në Kosovë

Një muaj paraburgim është vendosur ndaj francezëve që kanë hyrë në Kosovë, përmes rrugëve ilegale gjatë të hënës.

Vendimi për masën e paraburgimit është marrë nga dega Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Leposaviq.

Vendimi për një muaj paraburgim ndaj dy francezëve u vendos sot në Leposaviq, ndërsa lidhur me ndalimin e tyre dje është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

B.G dhe A.F ishin ndaluar të hënë nga Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi e kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Serbia në Kosovë, me një veturë të tipit “Land Rover”, me targa ruse, transmeton lajmi.net.

Në njoftimin e policisë u tha gjithashtu se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kanë hyrë në Kosovë, me ç’rast të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”

Related Articles