Një muaj paraburgim ndaj gjilanasit që ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Një muaj paraburgim ndaj gjilanasit që ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur një muaj parabugim ndaj të pandehur P.C. për dhunë në familje.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë dyshohet që gjatë muajit mars në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj bashkëshortes së tij, A. C.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale.

Related Articles