Nxënësit kanë përfunduar mësimin, për këtë arsye aty nuk gjendet askush këtë të martë.
Por, para se të përfundonte viti shkollor, në shkollën “Lidhja e Pejës’’ në Novosellë të Pejës, ndodhi një veprim i pahijshëm nga arsimtari A.M.
Ai ngacmoi seksualisht një nxënëse të tij.
Një video u dërgua nëpër media, ku arsimtari shihet të kryej këtë akt.
Duket se atë e panë familjarët e vajzës që rastin e lajmëruan menjëherë në polici.
Këta të fundit morën masa menjëherë, duke arrestuar profesorin 64 vjeçar.
Pas përfundimit të masës prej 48 orësh, ndaj profesorit u caktua masë tjetër.
Për rastin reaguan edhe rrjeti i grave Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Pejë, i cili publikoi disa grafite të cilat tashmë ishin fshirë nëpër muret e shkollës.
Rastin nuk e komentuan banorët e Novosellës.