Gruaja e cila është e dyshuar për vrasjen e mbrëmshme që ndodhi në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë është paraburgosur, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda dhe ndaj të pandehurës N.M është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 20.08.2024 deri me datë 19.09.2024, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, tha Gashi. /Gazeta Enigma/