Një person gjendet i vdekur në Fushë Kosovë

Një person gjendet i vdekur në Fushë Kosovë



Policia ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar të martën se viktima fillimisht është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse.

Prokurori që është marrë me rastin ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”. / Gazeta Enigma.

Related Articles