Një person gjendet pa shenja jete në Shtërpcë

Një person gjendet pa shenja jete në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete një person në Shtërpcë, raporton Gazeta “Enigma”.

Viktima është gjetur në oborrin e shtëpisë. Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Ankuesi mashkull/k ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij  kishte vërejtur një trup të pa jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime. /Gazeta Enigma/

Related Articles