Një person është gjetur pa shenja jete në një afërsi të një objektit në Prizren.
Policia thotë se kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ndihmën e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite dhe sipas familjarëve ai ka qenë punëtor ndërtimi.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani”, ka njoftuar policia.
Me urdhër të prokurorit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.