Një person nga Suhareka ka raportuar ne polici se bashkëshortja e tij është zhdukur.
Tutje, në njoftim thuhet se gruaja është larguar nga shtëpija dhe nuk ka ndonjë informatë për vend ndodhjen e saj.
Ndryshe, policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Me 03.10.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovar e është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.