Një person theret me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan

Një person theret me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan

Një person është goditur me thitkë në oborrin e Emergjencës së Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia ka njoftuar se viktima është transportuar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh. /Gazeta Enigma/

Related Articles