Një personit i vidhet vetura në rrugën “B” në Prishtinë

Një personit i vidhet vetura në rrugën “B” në Prishtinë

Një person ka raportuar në Polici të martën se i është vjedhur vetura më 7 korrik në rrugën “B” në Prishtinë. 

Policia ka raportuar se vjedhja dyshohet se është kryer nga persona të panjohur. 

Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, teksa nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar për përfshirje në rast.

Lidhur me rastin thuhet se janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore. / Gazeta Enigma.

Related Articles